Sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi më i ri i verildonrëve, Faton Xhemaili kanë folur sot për “RTSH Sport”, ku kanë prekur disa tema të ndryshme. Shkurtaj u ndalua më shumë te rivaliteti me Rexhinaldon, ndërsa Xhemaili duket i bindur se do të fitojë një vend formacioni.
Shkurtaj u shpreh: “Normale që këtu objektivi është ndryshe, të fitojmë kampionatin dhe të arrijmë Ligën e Kampionëve. Unë stërvitem mirë, dua të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola që të arrijmë të gjitha objektivat. Shokët më kanë ndihmuar që të ambientohem dhe jam shumë i lumtur.
Rexhinaldo? Nuk është diçka që unë shqetësohem. Bëj punën time dhe kur të më kërkojë trajneri, do të përgjigjem! Trajneri e di kur do të luaj dhe do e respektoj. Të them të drejtën nuk e njihja si lojtar, por unë dua të shënoj sa më shumë dhe të shikoj vetëm lojën time”.
Më pas, foli dhe afrimi i ri i verilindorëve, Faton Xhemaili. Në fjalën e tij, mbrojtësi tha: “Kukësi ka dy lojtarë shumë cilësorë, si Cuculi dhe Rrumbullaku, por besoj se me punë të vazhdueshme, do të fitoj një vend në formacionin titullar”.