Humbja 1 – 0 ndaj Benfikës nuk e ka shqetësuar aspak trajnerit e Milanit, Marko Xhampaolo. Në intervistën e dhënë në fund të takimit, tekniku italian vlerësoi lojën e skuadrës së tij dhe u shpreh i kënaqur me punën e bërë gjatë javëvë të fundit në fazën përgatitore.
NDESHJA – “Rezultati nuk thotë asgjë. Nuk tregon sjelljen që ekipi bëri në këtë ndeshje. Për mua nuk është një humbje sepse skuadra tentoi deri në fund të dominonte lojën dhe ia arriti kësaj gjëje. Prisja më pak nga skuadra, por ky është vetëm fillimi”. Në mbrojtje kemi akoma shumë punë, ndërsa për sulmin nuk jam i shqetësuar. Krijojmë shumë, thjesht duhet të tregohemi efikas”.
FAZA PËRGATITORE –“Skuadra ka punuar shumë mirë dhe kjo më gëzon. Djemtë po mendojnë e veprojnë ashtu si unë u kam thënë. Ndeshjet miqësore na kanë shërbyer për të përmirësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të qartësuar idenë e lojës gjatë ndeshjeve. Na u desh të punonim për të rikthyer në formë lojtarët e kthyer nga pushimet. Atmosfera në ekip është e mirë dhe më kanë pëlqyer shumë lojtarë si Borini, Çalhanoglu dhe Bilja”.