Xhaka i sinqertë: Mendojmë vetëm për kampionatin, kjo fundjavë vendos shumë

Europa League sjell kujtime të këqija tek Arsenali. Një vit më parë ky trofe ishte “treni i fundit” për në Champions League, por Atletiko e Diego Simeones rezultoi një kundërshtar tejet i fortë.

Këtë londinezët duan të rikthehen medoemos në Champions League dhe kësaj radhe kanë ndërmend ta bëjnë këtë gjë nëpërmjet kampionatit. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund dhe ç’është më e rëndësishmja kalendari i favorizon jashtëzakonisht shumë.

Granit Xhaka e pranon në një intervistë për “The Daily Standard” se është i fokusuar te kampionati dhe Europa League kalon në plan të dytë: “Për mua kampionati është në radhë të parë. Sigurisht do ishte bukur sikur të shkonim në finale e të fitonim trofeun e Europa League, por për ne prioritet është kampionati”.

“Jemi në vend të katërt, kemi dy pikë më shumë se Mançester Junajtid dhe një ndeshje më pak se Çelsi. Totenhemin e kemi vetëm një pikë larg dhe ata ndeshen në fundjavë me Mançester Sitin. Kjo mund të jetë një fundjavë tepër e rëndësishme për ne”.

“Nuk më intereson nëse fitojmë 1 – 0 ose 6 – 0, në fund çdo fitore vlen tri pikë. Më mirë të luajmë thjeshtë e të fitojnë se sa të luajmë më mirë e të barazojmë ose humbim. Na ka ndodhur shumë herë”, përfundoi Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online