VIDEO | Rast unik nga Suedia: Dëmtim që në ndërrim, e pëson nga shoku i tij!

Dëmtimet janë pjesë e lojës së futbollit dhe jemi mësuar me raste nga më të ndryshmet. Dikush dëmtohet në nxehje, ndërsa një tjetër sapo është rikuperuar, por mjafton një përplasje apo një tërheqje muskulore dhe… përsëri nga e para.

Kësaj radhe ka ndodhur ndryshe, madje shumë shpejt. Matias Ozgun ka qenë totalisht i pafat. 21-vjeçari luan me ekipin e Degerfors në divizionin e dytë të futbollit suedez.

Në ndeshjen kundër Osters, që përfundoi në barazim 1-1, mbrojtësi i majtë u fut në fushë në minutën e 83-të në vend të Lindahl. Sapo shkel në fushën e blertë, Ozgun bëhet keq dhe del përsëri jashtë!

Gjatë përplasjes së duarve, një gisht i lojtarit që la fushën ka përfunduar në syrin e të sapo futurit. Ky i fundit nuk ka mundur të qëndrojë në fushë dhe ka dalë prej saj pa shkelmuar asnjë top!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online