Vuajtjet e De Brujne: Kam bërë gjithçka për futbollin!

Kevin De Brujne është rrëfyer për “Player Tribune”, ku ka treguar vështirësitë që ka kaluar në moshë të re. Vetëm 14-vjeç, mesfushori belg u largua nga familja biologjike, u birësua nga një familje tjetër, u largua sërish, iu bashkua Genk B vetëm 17-vjeç dhe për një muaj, arriti të sigurojë një uniformë te skuadra A. Për të gjitha këto hapa në jetën e tij, De Brujne tha:

“Isha vetëm 14-vjeç kur u largova nga familja ime. Jetova 2 muaj në një shkollë, por nuk studioja. Më birësoi një familje dhe jetova 1 vit aty. Pastaj u largova, pasi nuk më trajtonin mirë, duke më thënë se isha një fëmijë i padurueshëm. U riktheva te familja ime, e cila më largoi në një shkollë në Genk.

Aty studioja, ushqehesha dhe flija gjumë. Kisha probleme me mësimet, familja tentoi të më largojë nga ajo shkollë. Iu thashë që për dy muaj do të arrij te ekipi i parë i Genkut dhe ia dola. Isha vetëm 17-vjeç dhe të gjitha këto gjëra që kam kaluar, i kam kaluar vetëm që sot të jem këtu ku jam. Të gjitha këto sakrifica më janë shpërblyer dhe nuk ka ndjesi më të mirë se të shoh të lumtur prindërit e mi, familjen time dhe djalin tim”, u shpreh ylli i Mançester Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online