Stadiumi “Wembley” do të presë një duel fantastik boksi më datë 13 prill. Anthony Joshua mbajtësi i katër brezave kampion bote (WBA, WBO, IFB, IBO) do të futet në ring për përpara një publiku prej 90000 personash. Por, emri i kundërshtarit të anglezit ende nuk dihet.
Promotori i Joshua-s Eddie Hearn, ka sqaruar situatën për medien angleze “Mirror”: “Duam që të ndeshemi me njërin prej Wilder ose Fury. Wilder është prioriteti jonë, pasi është mbajtësi i titullit WBC. Në të shkuarën negociatat për kontratën nuk kanë shkuar siç duhet, shpresojmë që kësaj here të gjejmë gjuhën e përbashkët”, tha promotori.
Ndërkaq, ekziston dhe një opsion tjetër që Joshua të vihet përballë bashkëkombësit të tij Dillian Whyte, një kundërshtar ky që Joshua e ka mundur më parë, por që në vitet e fundit është rikthyer në skenë me disa fitore të bujshme.