Vuloset fati i Perin, merr avionin për në Portugali

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Rikthimi i Bufon te Juventusi ka gëzuar shumë tifozës të Juventusit. Megjithatë, ka dhe palë të dëmtuara nga kjo lëvizje e papritur. Portieri 26-vjeçar nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të largohet nga kampionët e Italisë pas vetëm një viti qëndrim në Torino.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, Perin ka pranuar të huazohet për një vit te Benfika. Kampionët e Portugalisë kanë arritur marrëveshjen me Juventusi dhe ditën e nesërme pritet që portieri të prezantohet në Lisbonë.

Në marrëveshjen e rënë dakord mes palëve, Benfika ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit për 15 milionë euro, por që kjo të ndodhë, Perin duhet të tregojë sa vlen gjatë sezonit të ardhshëm në kampionatin portugez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *