Vucajt i përfundon huazimi, Luftëtari sytë nga Vllaznia

Erjon Vucaj ka kontratë edhe një vit me Vllazninë, që këtë verë e huazoi te Luftëtari. Shkodrani i mesfushës ishte titullar në dy ndeshjet që bluzinjtë zhvilluan kundër Venstpils. Fantazisti u përpoq shumë që të ndihmonte skuadrën e tij për të kaluar turin e parë, por nuk ia doli dot.

Tashmë ai duhet të zgjidhë një çështje të rëndësishme dhe që ka të bëjë me të ardhmen e tij. Te Luftëtari ishte në huazim dhe tashmë për të vendos Vllaznia. Klubi shkodran pritet të ulë shpenzimet dhe Vucaj është ndër më të paguarit, me rreth 4 milionë lekë në muaj.

Kështu drejtuesit e klubit duhet të vendosin nëse do vazhdojnë kontratën edhe për një vit me mesfushorin. Vetë Vucaj do donte të luante në Superiore, por kjo nuk është plotësisht në dorë të tij. Te Luftëtari nga ana tjetër do të donin ta mbanin në ekip edhe për sezonin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online