Kombëtarja U-21 me në krye Alban Bushin, ka marrë një lajm aspak të mirë, pasi sulmuesi kryesor i skuadrës, Xhakomo Vrioni, është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë tanë. 21-vjeçarët kuqezi kanë filluar përgatitijet për sfidat e ardhshme (Kundër Turqisë dhe Uellsit) dhe në vend të sulmuesit Vrioni, tekniku Bushi i ka besuar sulmuesit të Laçit, Redon Xhixhës.
Futbollisti i kurbinasve ka bërë një sezon shumë të mirë në Superiore, ka startuar 31 sfida si titullar dhe ka shënuar 5 gola, statistika tepër pozitive për 20-vjeçarin, që tashmë do të jetë dhe pjesë e kombëtares.
PORTIERË: Mario Dajsinani (Skënderbeu), Andrea Hoxha (Vintertur), Romeo Harizaj (Apolonia)
MBROJTËS: Jon Mersinaj (Laçi), Shaqir Tafa (Kuneo), Drilon Kryeziu (Triglav), Leonard Maloku (Fermana), Serxho Kalaj (Lacio), Anxhelo Ndrecka (Kievo), Blerton Sheji (Struga), Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu)
MESFUSHORË: Omar Imeri (Shkëndija Tetovë), Sherif Kallaku (Teuta), Aristidi Kolaj (Sasuolo), Kleandro Lleshi (Leganes), Esat Mala (Partizani), Julian Shehu (Kastrioti), Arbin Zejnullai (Shkëndija Tetovë), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Lindon Selahi (Standard Liezh), Patrik Bardhi (Kastrioti),
SULMUES: Din Sula (Vasland Beveren), Agim Zeka (Fortuna Sitard), Emiljano Bullari (Olimpiakos), Redon Xhixha (Laçi)