Vllaznia likuidon Burrelin, Besa i falet një penalltie

Vllaznia e ka detyrim rikthimin e menjëhershëm në Superiore dhe në fakt nuk do ta ketë të lehtë, pasi të gjitha skuadrat do tentojnë ta ndalin. Sot tentoi Burreli, por nuk ia doli dot.

Shkodranët fituan me rezultatin minimal 2-0 dhe goli u shënua shumë shpejt, që në minutën e tretë. Silvio Zogaj, i marrë këtë verë te Laçi, por që më parë ka luajtur me moshat kuqeblu, ishte autori i golit të parë të ndeshjes.

Ndeshje e luftuar, çka e tregojnë edhe tetë kartonë e verdhë që u morën. Pavarësisht mundësive dhe tentativave, goli i dytë erdhi vetëm në fund. Ishte Zhunior që në shtesë realizoi dhe qetësoi shkodranët. Gjashtë pikë për Vllazninë, që ndan vendin e parë me Dinamon.

KATEGORIA E PARË – JAVA 2

GRUPI A
E diel, më 16 shtator, 16:00
Burreli-Vllaznia  0-2
Shënues:
Zogaj 3’, Zhunior 93′

E shtunë, më 15 shtator, 16:00
Iliria-Shënkolli 3-1
Dinamo-Besëlidhja 2-0
Veleçiku-Vora 2-1
Korabi-Erzeni 1-0

Besa ka marrë fitoren e parë sezonale. Pas humbjes në Pogradec, verdhezinjtë bënë kthesën në shtëpi me Apoloninë. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur kapiteni Mihani ktheu në gol një penallti në minutën e 14-të.

Deri në fund asnjë gol tjetër dhe grupi B udhëhiqet nga Egnatia, që i ka fituar të dyja ndeshjet. Për fierakët kjo ishte humbja e parë. Ky grup pritet të jetë mjaft i luftuar deri në fund. 

GRUPI B
E diel, më 16 shtator, 16:00
Besa- Apolonia  1-0
Shënues: Mihani 14’ (pen.)

E shtunë, më 15 shtator, 16:00
Bylis- Turbina 2-0
Elbasani- Egnatia 1-2
Lushnja-Oriku 1-0
Pogradeci- Tomori 0-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *