Mërgjyshi: E kemi nisur mirë, loja e skuadrës më bind

Trajneri i Laçit, artan Mërgjyshi ishte i kënaqur nga loja, por jo nga rezultati. Për “Gol pas Goli” në “Supersport” numri një i Laçit preku disa tema dhe foli dhe për përshtypjet që i dhanë dy maqedonasit, Naidenov dhe Altiparmakovski.

Barazim – Për mënyrën si shkuan gjërat ishim më afër fitores. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe e kërkuam gjatë gjithë lojës fitoren. Edhe terreni na e vështirësoi pak punë, por ne i kishim rastet tona. Më kënaq se si luajtëm, por jo rezultati. Edhe pse nuk shënuam, krijuam dhe skuadra kërkoi gjatë gjithë lojës, edhe ndaj një kundërshtari si Partizani suksesin. Jemi në rrugën e mbarë dhe pavarësisht se nuk shënuam, duhet të mbajmë këtë mënyrë loje.

Afrimet – Të dy lojtarët e afruar (Naidenov dhe Altiparmakovski) që ishin në fushë nuk e njohin mirë kampionatin dhe debutuan si titullar. Kanë cilësi edhe pse në anën fizike nuk janë 100%. Sukaj po ashtu nuk është në gjendjen optimale. Ishin brenda pritshmërive dhe jam i kënaqur nga ata.

Xhixha – Pas largimit të Uzunit kemi pak boshllëk.  Galiç nuk do të jetë pjesë e jona për një periudhë të gjatë, Xhixha di të përshtatet mirë në të treja pozicionet e sulmit.  Them se rrezikshmërinë më të madhe e ka kur luan majtas. I pati mundësitë dhe rreziko disa herë, por ndihmoi dhe në mbrojtje.

Mersinaj – Mund të them fjalë të mira. Është paraqitur mirë, por është ende i ri dhe duhet t’u a kursejmë fjalët e mira, pasi kemi një kampionat të gjatë.

Sulmi – Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Nuk ka ndeshje që mund ta fitosh kollaj. Është hera e parë që ne nuk shënojmë. Kemi krijuar raste dhe e meritonim të shënonim, por përderisa shfaqemi po ndërtojmë manovrën sulmuese. Ndonjëherë duhet dhe fat, eksperiencë dhe faktorë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online