Drejtuesit e Interit janë duke u përgatitur për të bërë një ofertë konkrete për yllin e Lilës, Nikolas Pepe, pasi kanë rënë dakord me trajnerin e ri, Antonio Konte. Sulmuesi anësor shënoi 23 gola dhe dhuroi 12 asistime, ndërsa Lilë siguroi vendin e dytë në Ligue 1 sezonin e kaluar.
“Gazzeta Dello Sport” i ka bërë një profil sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, duke parë që disa skuadra italiane interesohen për shërbimet e tij. “Marselo Bielsa e donte atë në Lilë dhe e mori. Ai mendonte se do të ishte një sulmues qendre, por nuk funksionoi, pasi Pepe shënoi vetëm tre gola para se “El Loco” të largohej.
“Kristof Galtier mori detyrën si trajner dhe e zhvendosi sulmuesin Pepe në krahun e djathtë dhe atëhere ai shpërtheu. Statistikat flasin vetë. Ai luajti mirë si sulmues i djathtë dhe sulmues i dytë, duke shkatërruar PSG-në me rezultatin 5-1”.