Vjen zyrtarizimi i klubit, Kastrioti “divorcohet” me tre futbollistë

0

Edhe pse ishte bërë e ditur që më parë, Kastrioti ka zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme dhe largimin e tre lojtarëve nga Kameruni. Preston Tobertetaka, Enou Nasir Nkembe dhe Mba Duval nuk do të jenë më pjesë e skuadrës krutane. Të tre këto lojtarë janë larguar nga vendi ynë.

Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha për tre afrikanët, asnjëri prej tyre nuk arriti dot që të bënte diferencën, çka solli dhe në divorcin e parakohshëm me skuadrën e Kastriotit. Klubi ka njoftuar për një postimi në “Facebook” dhe mbylljen e marrëveshjes, duke iu uruar suksese lojtarëve në fjalë në vijimin e karrierës së tyre.

KS Kastrioti ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me tre lojtarët nga Kameruni, Tabort Preston, Enou Adolf, dhe Mba Duval. Klubi i falënderon për bashkëpunimin dhe ju uron suksese në karrierë e tyre futbollistike”.

KS Kastrioti ka mbyllur me konsensus bashkpunimin me tre lojtarët nga Kameruni,Tabort Preston, Enow Adolf, dhe Mba…

Gepostet von KS Kastrioti am Montag, 10. Dezember 2018

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.