Roben sinjalizon tërheqjen: Nuk do të shkoj në Kinë apo në… shkretëtirë!

Arien Roben dot mbushë 35 vjeç në janar dhe mosha bën të vetën. Gjithsesi, holandezi ka treguar se mund të luajë ende në nivele të larta. Gjithsesi, ai vetë e ka pranuar se po afron momenti kur të varë këpucët në gozhdë. Në një intervistë për “Rmc Sport” Roben ka folur për vendimin për t’u larguar nga Bajerni pas 10 vitesh plot sukses.

“Vendimi për të lënë një klub të madh si Bajerni nuk është aspak e lehtë për tu marrë. E kam menduar për një kohë të gjatë, por them se kam bërë zgjedhjen e duhur. Duhet të mendoj për të ardhmen time, por them se pas kësaj ndarjeje të dyja palët do të mbeten të kënaqur”.

Sa i përket mundësie për të shijuar një aventurë në Kinë apo në vendet e  tjera, ku shifrat ekonomike janë startosferike, Roben nuk është aspak i tunduar. Ai vetë thekson se nuk e ka si synim që të zgjedhë një destinacion që do e mbante larg familjes.

“Në ndeshjen ndaj Benfikës tregova se mund të luaj në nivele të larta, ndaj ende nuk mund të them nëse do ta mbyll me futbollin apo jo. Do të shoh ofertat që do të në vijnë  dhe më pas do të vendos. Unë kam tre fëmijë të mrekullueshëm që meritojnë të jenë të lumtur, ndaj nuk do të marr rrugën drejt Kinës apo drejt shkretëtirës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online