PSG nuk heq dorë nga Nejmar. Zgjidhja? Sulmuesi “mbyllet” në… bankë!

PSG pagoi 222 milionë euro në verën e vitit 2017 për t’i “rrëmbyer” Nejmarin Barcelonës. Paratë nuk janë problem në ekipin francez, objektivat dhe ambiciet e tyre janë maksimale dhe ëndrra mbetet fitimi i Champions Ligës.

Është folur shumë në media për një largim të Nejmarit nga PSG, për shkak të FFP (fair-play financiar), por PSG ka gjetur një zgjidhje. Braziliani është zgjedhur ambasadori i bankës së Katarit. Diçka e tillë nuk është bërë pa qëllim, pasi PSG dëshiron ta “blindojë” 26-vjeçarin.

Banka kombëtare e Katarit është në pronësi të fondit sovran të Katarit, që kontrollon QSI (Investimet Sportive të Katarit), që ka blerë klubin e PSG në vitin 2012. Banka me seli në Doha është një nga sponsorët kryesorë të PSG, kështu që emërimi i sulmuesit ambasador i bankës është bërë brenda… familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online