Stivën Xherrard nuk ia doli të rikthente Rejnxhër te titulli kampion. Hendeku me rivalët e Selltik është ende shumë i lartë, por trajneri anglez u ka mbyllur gojën shumë kritikëve të cilët besonin se legjenda e Liverpulit do të ishte një ndër lojtarët e shumtë më emër që do dështonin si trajner.
Puna e mirë e 39-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e pronarit të Njukasëll, Majk Eshli. Largimi i Rafa Benitez drejt Kinës ka lënë pa pronar stolin e skuadrës nga verilindja e Anglisë. Miliarderi anglez i ka ofruar ish-kapitenit të Anglisë një kontratë 4-vjeçare.
Në ditët në vazhdim pritet që Xherard të vendosë për të ardhmen. E sigurt është që paratë do kenë pak efekt te Xherard, pasi pasuria nuk i mungon. Rejxhërs i dha shansin e parë si trajner dhe një ndarje e tij do të shikohej si një tradhti nga tifozët dhe drejtuesit e skuadrës skoceze, por sigurisht ndaj një emri si Xherard nuk do të kishte pengesa nëse ai do të kërkonte largimin.