Mbaron pritja për Tieri Henrinë. Sipas raportimeve të medieve franceze, skuadra e Bordosë ka rënë dakord për t’ia besuar atij stolin e lënë bosh pas shkarkimit të trajnerit uruguaian Gus Pojet. Kjo do të jetë eksperienca e parë si trajner e ish-sulmuesit francez.
Vetëm pak javë më parë Henri ishte shumë pranë firmës me Aston Vilën, por në momentin e fundit, klubi anglez vendosi të refuzonte aplikimin e Henrisë. Gjatë karrierës së tij Henri ka punuar me trajnerë të mëdhenj si Arsen Venger dhe Pep Guardiola, ndërsa për disa vite punoi dhe në Angli si analist futbolli për “Sky Sports”.
Gjithsesi mësimet më të vyera Henri i ka marrë në stolin e kombëtares së Belgjikës, ku punoi si asistent i spanjollit Roberto Martinez për dy vite me radhë. Te Bordoja, nuk do ta ketë aspak të lehtë, ekipi është dobësuar ndjeshëm pas ikjes së Malkom, ndërsa ardhjet kanë qenë të pakta.