Nga Kukësi te Tomori, huazohet mesfushori

Tomori kërkonte një mesfushor qendre dhe e ka gjetur atë në Superiore. “SportEkspres.com” mëson se beratasit kanë marrë në huazim Kristi Jotin, një futboll me cilësi, por që te verilindorët nuk pati shumë hapësira. Nga ana tjetër kërkesa e tij për t’u larguar nuk është pranuar.

Kukësi kështu ka vendosur ta huazojë mesfushorin, që tanimë në Berat do të mund të luajë dhe të tregojë vlerat e tij. Verilindorët nuk duan të heqin dorë nga i riu dhe t’u ndodhë si me Fjoart Jonuzin, i cili u mor nga Laçi falas dhe është një titullar i rëndësishëm i bardhezinjve sot.

Futbollisti 20-vjeçar u aktivizua vjet në gjashtë ndeshje kampionati si zëvendësues. Gjithashtu është angazhuar edhe në tre ndeshje kupe. Joti si lojtar është formuar te Tirana, klub që e pat grumbulluar atë para dy sezonesh në një ndeshje të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online