“Viktima” është Tiago Silva, hajdutët bëjnë bingo!

Shtëpitë e futbollistëve janë një gjah i preferuar për hajdutët profesionistë, sidomos në rastet kur ata luajnë në transfertë, por dhe në shtëpi. Shumë prej tyre kanë rënë viktimë e vjedhjeve, ndërsa i fundit që e ka pësuar është Tiago Silva.

Kapiteni ka qenë duke luajtur kundër Nantës, ndeshje që PSG e fitoi me rezultatin 1-0. Braziliani është befasuar kur ka mbërritur në shtëpi dhe ka vënë re bastisjen që i është bërë. Për fat të mirë familja e tij ishte nisur për në Brazil për të festuar festat, ndërsa hajdutët kanë arritur të mos dalin duarbosh.

Siç raporton “L’Equipe”, keqbërësit kanë arritur të marrin disa mijëra euro dhe një orë luksoze me vlerë rreth 600 mijë euro. Shtëpia e Tiago Silvës ndodhet në një nga zonat më të sigurta të kryeqytetit francez, por as ky fakt dhe as shërbimi i sigurisë i vendosur nga vetë klubi nuk kanë ndalur dot hajdutët, të cilët janë “zhdukur” me xhepat plot nga banesa e mbrojtësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online