Mesi “përbindësh”, askush si ai deri më tani

0

Leo Mesi është një gjeni i futbollit, ose siç shumëkush mendon ai është një jashtëtokësor. Jemi mësuar tani që të shohim lëvizje dhe gola të magjishëm nga argjentinasi, i cili e ka fituar 5 herë Topin e Artë. Edicioni 2018-2019 ka nisur mjaft mirë për Leon, i cili ka munguar vetëm 3 javë për shkak të një problemi që pati në shpatull.

Duke parë statistikat, shihet se “pleshti” është lojtari më i mirë në këtë sezon për golat e shënuar, asistent, golat nga goditjet e dënimit, driblimet, golat nga jashtë zone, pasimet e sakta edhe shanset e krijuara. Statistika këto, që kryesohen nga Mesi, duke veçuar se flasim vetëm për 5 ligat më të forta në Europë.

Argjentinasi duket se mund të vijojë të luajë në nivele të larta edhe pse tani nuk është më edhe aq i ri, por kjo nuk e pengon që të dhurojë spektakël për të gjithë fansat e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.