Ka zgjatur vetëm dy ndeshje pathyeshmëria e Real Madrid nën drejtimin e të Zinedin Zidan. “Los Blancos” u mposhtën në stadiumin “Mestalla” nga Valencia me rezultatin 2 – 2.
Loja ishte e barabartë, por vendasit bënë diferencën duke qenë efikas në rastet e tyre. Portugezi Gedesh zhbllokoi takimin me një gjuajte të hidhur që gjeti të papërgatitur porterin Keilor Navas.
Me kalimin e minutave Reali nuk mundi të merrte kontrollin e lojës, ndërsa Valencia “vulosi” fatin e takimit me anë të argjentinasit Garai, i cili çoi shifrat në 2 – 0 në minutën e 83-të. Në sekondat e fundit të takimit Benzema shënon golin e nderit për të tijtë.
Valencia 2 – 1 Real Madrid
Shënues: Gedesh 35’, Garai 83’ / Benzema 90+4