VIDEO | Vrioni e bën sefte, vjen goli i parë me Venecian

Xhakomo Vrioni ka shënuar golin e parë në Serinë B. Sulmuesi i Venecias dhe kombëtares shqiptare u zhbllokua kundër Foxhias në transfertë, ndërsa ky ishte takimi i shtatë që aktivizohet me ekipin e drejtuar nga Valter Zenga.

20-vjeçari tundi rrjetën në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pasi shfrytëzoi një pasim të Bruskajn. Foxhia kishte shënuar më parë me penallti në minutën e 18, ndërsa ndeshja nuk pati më gola.

 

 

Vrioni ishte një nga surprizat e Panuçit, i cili i dhuroi debutimin me datë 14 tetor në humbjen përballë Izraelit. Ai luajti minutat e para me Shqipërinë, 1 ditë përpara ditëlindjes së 20-të, ndërsa tashmë vjen dhe zhbllokimi në divizionin e dytë të futbollit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online