Është dashur vetëm java e dytë e Premier League që Mançester Junajtid të provojë shijen e humbjes. “Djajtë e Kuq” janë mundur nga Brajton me rezultatin 3-2. Një pjesë e parë për t’u harruar, ndërsa në të dytën skuadrës së Murinjos i mungoi grinta që karekterizon ekipet e mëdha.
Dikur Junajtid i Sir Aleks Ferguson njihej për përmbysjet e shpeshta, sidomos nga ato ku goli final vinte në limite, por ato ndeshje mbeten pjesë e shkuarës. Pikëpyetjet rreth Murinjos sa vijnë e shtohen, objektivi i titullit qëndron akoma, por kur sheh Sitin që fiton me goleadë, shumë tifozë i kanë humbur që tani shpresat.