VIDEO | Verderi dhe Rashica perfekt, bëjnë për ujë të ftohtë Leverkuzenin

Verder Bremeni dhe Milot Rashica nuk ndalen. Triumf mjaft i rëndësishëm me shifrat 1-3, në një fushë të vështirë si ajo e Bajer Leverkuzenit, ku dhe një herë tjetër Rashica u bë protagonist, teksa shënoi golin e dytë për të tijtë.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për miqtë nga Bremeni, të cilët kaluan në avantazh me anë të Maks Kruze. Vetëm 13 minuta i mjaftuan kapitenit për të kaluar në avantazh të tijtë dhe për të vënë në heshtje stadiumin.

Më pas, ishte përsëri Verderi që dyfishoi shifrat, me anë të Milot Rashicës. Anësori nga Vushtrria po kalon një formë të shkëlqyer dhe në minutën e 37-të finalizoi në mënyrë të mrekullueshme një kundërsulm vrasës të ekipit të tij, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-2.

Në fraksionin e dytë, Leverkuzeni e shtoi presionin dhe arriti të shkurtonte shifrat në 1-2 me anë të Leon Bejlit. Sulmuesi nga Xhamajka realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, duke rihapur sfidën në minutën e 75-të.

Leverkuzen provoi deri në fund më pas, por në minutën e 95-të ishtin përsëri miqtë, të cilët shënuan golin e tretë me anë të Maks Kruzes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online