Cungu: Na e bllokuan Ramën, krenar që Kukësi im është i vetëm

Kukësi mori një humbje të hidhur pasditen e djeshme, teksa u mposht në Korçë 1-0 nga Skënderbeu. Pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve, Armando Cungu foli për mediat, ku foli për disa tema. Numri një i stolit të Kukësit foli mbi situatën në kreun e renditjes, gabimet e ekipit si dhe për krenarinë që ka për sa i përket faktit që Kukësi nuk bën kompromis me askënd.

Profesor, një humbje që dhemb…
-Asnjë humbje nuk është e bukur, askush nuk e pret humbjen me kënaqësi. Aq më tepër në këto momente ku ndodhet kampionati, apo ku ndodhemi edhe ne duke garuar për titullin. Kështu që nuk duhej kjo humbje. As nuk e mendoja, duke parë rritjen në lojë dhe në rezultate të ekipit. Gjithsesi i tillë është, çështje episodesh.

E nisëm keq në 5-6 minutat e para, ishim shumë të frikësuar. E çuditshme kjo. I dhamë një mundësi kundërshtarit, me një pakujdesi tonën, për të shënuar. Me kalimin e minutave besoj se hymë në rrjedhën e lojës. Pjesa e dytë ishte e gjitha për ne. Patëm mundësi shënimi, si në pjesën e parë me Rrocën, ashtu edhe në pjesën e dytë patëm tre mundësi shumë të mira. Me Shametin, Ethemi dhe Rexhinaldon. E thashë, me këto rivalë vendosin episodet. Ne nuk shënuam dhe të zgjidhnim ndeshjen me momentet që krijuam.

Kjo humbje e komprometon situatën për të ndjekur kreun e renditjes?
-Mund të them se Kukësi duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin. Kjo është ajo që na del për detyrë ne. Këtë gjë e kemi bërë që në javën e parë. Jam shumë i gëzuar që ekipi luan futboll, jam shumë i gëzuar që ekipi është i vetëm, luan futboll pa asnjë aleancë apo kompromis. Kështu që kudo shkojmë japin maksimumin kundër Kukësit. Edhe ne jemi munduar të japim maksimumin, siç bëmë edhe këtë herë. Kjo është ajo që mund të them.

Nuk mund të flisni për marrëveshje, Kukësi e kishte vetë në dorë.
-Nuk e di, nuk thashë për marrëveshje., Thashë që luajmë futboll të pastër pa asnjë lloj kompromisi me të tjerët. Për këtë jam krenar shumë për ekipin tim. Nuk më interesojnë ekipet e tjera.

Ku gaboi Kukësi ndaj Skënderbeut?
-E thashë, gabuam tek episodet në momentin e fillimit të lojës. Nuk duhet ta nisnim ashtu, duhej tjetër ritëm, kujdes tjetër. Kjo ishte e gjithë pasqyra e kësaj ndeshjeje.

Kemi parë Shametin për 20 minuta duke tërhequr këmbën zvarrë. Nuk kishit mundësi zëvendësimi?
-Nuk kishim mundësi zëvendësimi të tjera, kjo e para. E dyta, e kam pyetur disa herë Shametin dhe tha që është në rregull dhe mund të vazhdojë lojën.

Shkurtaj dhe Ramaj iu bindën për aq sa luajtën?
-Mendoj se Shkurtaj bëri lojë të mirë, por edhe Rama me ato mundësi që iu dhanë. Ekipi kundërshtar në pjesën e dytë u mbyll krejtësisht dhe nuk la hapësira. Kjo bëri që edhe Ramës nuk iu krijua mundësia të bënte lojën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online