VIDEO | Vendos goli i Goreckës, Milani humbet miqësoren

Bajerni i Mynihut ka mundur 1 – 0 Milanin në miqësoren e zhvilluar ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Goli i mesfushorit Gorecka i dha fitoren kampionëve të Gjermanisë.

Trajneri i Milanit, Marko Xhampaolo, hodhi në fushë ekipin me skemën e tij të preferuar 4-3-1-2, ku binin në sy qendërmbrojtësi 19-vjeçar Mateo Gabia dhe djali i Paolo Maldinit, Daniele, i cili luajti në rolin e trekuartistit në mbështetje të dy sulmuesve.

Paraqitje e mirë dhe nga Teo Hernandez. Mbrojtësi francez u shfaq shpeshherë i rrezikshëm me depërtimet nga krahu i majtë, por u detyrua ta braktisë sfidën para kohe për shkak të një dëmtimi të lehtë.

Bajern Mynih 1 – 0 Milan
Shënues
: Gorecka 45+3’

Milan: Donaruma, Kalabria, Gabia, Striniç, Hernandez, Bilja, Çalhanoglu, Borini, Maldini, Kastijeho, Piatek. Trajner: M.Xhampaolo

Bajern Mynih: Nojer, Kimish, Pavard, Zyle, Dejvis, Sançes, Toliso, Gorecka, Koman, Arp, Myler. Trajner: N.Kovaç

https://www.youtube.com/watch?v=MqAWjbewrjc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *