Vazhdon kriza e Mançester Sitit. Djemtë e Pep Guardiolës kanë pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionatin, teksa janë mundur me përmbysje me rezultatin 2 – 1 nga vendasit e Mançester Sitit.
Goli i Bernardo Silvës në minutën e 14-të, krijoi iluzionin e fitores për Sitin, por dhelprat reaguan me anë të Allbrajton dhe Pereiras, duke shtangur kështu një tjetër “gjigant”, siç bën me Çelsin në “Stamfrod Bridge” javën e shkuar.
Nga hapi fals i Siti ka përfituar Totenhemi që ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Bornmuth. “Spurs”-at shënuan pesë gola dhe mbajtën portën e tyre të paprekur. Me këtë trepikësh, londinezët “parakalojnë” Sitin dhe renditen tashmë të dytët.
Premier League – Java 19
Bërnli-Everton 1-5
Shënues: Gibson 37’ / Mina 2’, Dinje 13’, 71’ Sigurdson 22’ (pen.), Riçarlison 93’
Kristal Palas-Kadif Siti 0-0
Mançester Junajtid – Hadërsfilld 3-1
Shënues: Matiç 29’, Pogba 64’, 78’/ Jorgensen 89’
Leister-Mançester Siti 2-1
Shënues: Albrigton 19, , Pereira 81’’ / B. Silva 14’
Liverpul-Njukasëll 4-0
Shënues: Lovren 11’, Salah 48’ (pen), Shaqiri 79’, Fabinjo 85’
Totenhem-Bornmuth 5-0
Shënues: Eriksen 16’, Son 23’, 40’, Lukas 35’, Kejn 61’