VIDEO | Uzuni shënon në derbi, ndëshkon kryesuesit e Dinamos

Myrto Uzuni ka siguruar një pikë shumë të vlefshme për Lokomotivën e Zagrebit, teksa ka shënuar për skuadrën e tij në derbin kundër Dinamos së Zagrebit.

Kampionët në fuqi të Kroacisë ishin dukshëm skuadra që luajti më mirë, por goli i futbollistit beratas në minutën e 79-të i mohoi atyre tri pikët. Pika e sotme vlen shumë për Lokomotivën pasi klubi nga kryeqyteti i Kroacisë po lufton për të siguruar një vend në kualifikueset e ardhshme të Europa League.

Ky është goli i shtatë i Uzunit në kampionatin kroat. Tani 23-vjeçari ndan vendin e golashënuesit të skuadrës së bashku me shqiptarin tjetër Lirim Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online