VIDEO | Milani i pandalshëm, për vendin e tretë mjafton… një autogol

Milani ka marrë një triumf mjaft të rëndësishëm pasditen e sotme, teksa ka fituar minimalisht ndaj Sasuolos, duke lënë pas Interin dhe duke u ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 48 pikëve. Sfida u vendos nga autogoli i shënuar nga Lirola, i cili në mënyrë të pafat çoi topin në rrjetën e tij.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, ku rastet nuk munguan nga të dyja ekipet. Në minutën e 35-të, ishte Milani që gjeti avantazhit me Lirolën, i cili shënoi në portën e tij, pas një goditje nga këndi. Sasuolo reagoi menjëherë, teksa fillimisht, Boga u ndal nga shtylla, ndërsa më pas shënoi një gol, i cili u anulua për pozicion të parregullt.

Fraksioni i dytë ishte më i mirë për miqtë nga Sasuolo, të cilët e nisën në sulm, në kërkim të barazimit. Gjithsesi, Donaruma ishte në lartësinë e duhur, duke ndalur çdo tentativë. Në minutën e 64-t, portieri Konsili, ndali në mënyrë të parregullt Piatek dhe gjyqtari i takimit vendosi ta ndëshkojë me karton të kuq.

Ekipi i Gatuzos arriti të rezistonte deri në fund, duke rrëmbyer tre pikë të arta, të cilat e afrojnë akoma më shumë me objektivin Champions.

Serie A | Java e 26
Milan 1-0 Sasuolo
Shënues: Lirola 35′(aut.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online