Mançester Junajtid ka rënë në transfertën e Ulvs, teksa është mposhtur me përmbysje me shifrat 2-1. Goli i MekTominej në fillim të ndeshjes, u bë i pavlefshëm nga Diogo Jota dhe një autogol i Smolling, duke i dhënë vendasve tri pikët.
Sfida nisi mjaft mirë për “Djajtë e kuq”, ku vetëm pas 13 minutash lojë, Skot MekTominej shënoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë avantazhin të tijve.
Gjithsesi, vendasit arritën të reagonin në minutën e 25-të, me anë të portugezit të sulmit, Diogo Jota, i cili i vetëm përballë De Geas nuk gaboi.
Fraksioni i parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërkohë i dyti, nisi keq për të besuarit e Solskjaer. Në minutën e 57-të, Eshli Jang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.
Wolves 1-1 Manchester United – Ashley Young Red Card (second yellow) 57′ from r/soccer
Këtë gjë Junajtid e vuajti jo pak dhe në minutën e 77-të, pësoi dhe golin e dytë. Pas një rrëmuje në zonë, ishte Kris Smolling, i cili në mënyrë të pafat çoi topin në rrjetën e tij.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Uatfordi ka rrëzuar përfundimisht Fulhemin një kategori më poshtë, teksa londinezët nuk kanë më asnjë shans matematikor të qënrojnë në Premier League për sezonin e ardhshëm pas humbjes 4-1.
Premier League
Ulvs – Mançester Junajtid 2-1
Shënues: Jota 25′, Smolling 77′(aut.) / MekTominej 13′