Janë luajtur sot sfidat e para të fazës me eliminim direkt në Ligën e Europës, me skuadrat “big” që kanë zhgënjyer. Arsenali udhëtoi drejt Bjellorusisë me synim fitoren përballë BATE Borisov, por kanë qenë vendasit ata që triumfuan. Një gol nga mesfushori Dragun në minutën e fundit të pjesës së parë i dha fitoren 1-0 skuadrës bjelloruse dhe Arsenali duhet të zgjidhë gjithçka në ndeshjen e kthimit.
Edhe Lacio ka pësuar disfatë, por ndryshe nga londinezët, në shtëpi. Djemtë e drejtuar nga Inzagi u mposhtën nga spanjollët e Seviljas, që triumfuan falë një goli të Ben Jeder në minutën e 22’. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë më e vështirë për lacialët, që duhet të provojnë gjithçka në Spanjë.
Rezultatet e sfidave të orës 18:55
BATE Borisov – Arsenal 1-0
Shënues: Dragun 45’
Gallatasaraj – Benfika 1-2
Shënues: Luindima 54’ / Salvio 27’ (pen.), Seferoviç 64’
Krasnodar – Bajer Leverkusen 0-0
Lacio – Sevija 0-1
Shënues: Ben Jeder 22’
Olimpiakos – Dinamo Kiev 2-2
Shënues: Hasan 9’, Dias 40’ / Bujalski 28’, Verbic 90′
Rapid Viena – Inter 0-1
Shënues: Martinez 39’ (pen.)
Rene – Betis 3-3
Shënues: Hunu 2’, Garsia 11’ (aut), Ben Arfa 45+3’ (p) / Lo Selso 32’, Sidnei 62’, Lainez 90′
Slavia Praga – Genk 0-0