Alison tërbon romanistët: Askush si tifozët e Liverpulit, ndikuan në zgjedhjen time!

0

Alison Beker la Romën në merkaton e verës për t’u transferuar te Liverpuli për shumën rekord të 75 milionë eurove. Braziliani po bën mirë me ekipin e Klopit, që kryeson kampionatin anglez dhe është në garë për të fituar Champions Ligën.

26-vjeçari ka mbetur i mahnitur nga tifozët e kuq dhe atmosfera që krijojnë në stadiumin “Anfield”. Sezonin e kaluar ai dhe Roma u eliminuan nga Liverpuli në gjysmëfinalet e Championsit dhe portieri u befasua nga tifozët e “The Reds”.

Një deklaratë e tillë nuk do pëlqehet në kryeqytetin italian, por Alison sheh përpara dhe zbulon që tifozët e Liverpulit ishin një nga shkaqet kryesore që zgjodhi të vazhdonte karrierën me këtë ekip.

Në ‘Anfield’ janë tifozët më të mirë në botë. Në çdo ndeshje zbresim me 12 lojtarë në fushë, për shkak të tifozëve tanë. Vitin e kaluar ishte e vështirë të luaje kundër këtyre tifozëve në gjysmëfinale. U krijua një atmosferë e pabesueshme. Më pëlqen të luaj kundër tifozëve që ulërijnë dhe japin gjithçka, por këtu është diçka ndryshe. Kur firmosa me Liverpulin, sigurisht që ndikoi dhe eksperienca e provuar me Romën në gjysmëfinalet kundër Liverpulit”, përfundon portieri brazilian për sajtin e klubit anglez.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.