VIDEO | Totenhemi nderohet në fund, Eriksen “hero” nga stoli

Totenhemi ka arritur një fitore në frymën e fundit ndaj Bërnlit në shtëpi. Një ndeshje, që në letër dukej si një test mjaft i kalueshëm për “gjelat”, ka rezultuar mjaft i vështirë, teksa vetëm në minutën e 91-të kanë mundur të shënojnë golin e fitores.

Sfida ishte thuajse e gjitha një monolog midis lojtarëve të Totenhemit dhe Xho Hart, i cili ishte në ditën e tij më të mirë sot. U desh futja në lojë e Kristian Eriksen për t’i dhënë triumfin vendasve dhe për t’i çuar në kuotën e 39 pikëve, pesë më pak se Mançester Siti, i cili është kryesues momentalisht.

Në ndeshjet e tjera të luajtura, ra në sy triumfi i Volves 2-0 ndaj Bornmuth, por edhe fitorja e Kristal Palas ndaj Leister në shtëpi me shifrat 1-0. Gjithashtu fitore me rëndësi arritën dhe Njukasëll e Uotford, respektivisht ndaj Hadërsfilld 0-1 dhe ndaj Kardif Sitit 3-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online