VIDEO | Humbjet në transfertë, Tomori e Dinamo denoncojnë arbitrat

0

Dinamo është mposhtur sot nga Erzeni në Shijak, kurse Tomori nga Oriku. Të dyja këto klube kanë rezervat e tyre në lidhje me gjykimin e bërë, madje beratasit kanë publikuar edhe një video ku pretendojnë se arbitri i ndeshjes po komunikon me lojtarët vendas.

Blutë e kryeqytetit ndërkohë theksojnë se në Shijak u ushtrua presion nga drejtuesit e skuadrës vendase dhe arbitrat e ndeshjes i konsiderojnë si “kamikazë”. Penalltia dhënë është kontestuar, ashtu sikurse edhe faullet e shumta të dhëna kundër tyre.

QËNDRIMI I DINAMOS – “F.K Dinamo denoncon gjykimin skandaloz të arbitrave! Jemi në prag të vitit 2019, por në fusha të caktuara luhet akoma si në ‘97, ku arbitri kërcënohet hapur nga të ashtuquajtur drejtues klubesh, duke ndikuar direkt në rezultat, me penallti inekzistente e faulle të paqena!

Duke mos dashur aspak të justifikojmë humbjen, klubi blu i bën thirrje instancave më të larta të futbollit në Shqipëri që arbitrat kamikazë mos t’i lejojë më të vendosin ‘drejtësi’ brenda fushës së gjelbër e gjithashtu të dënojë këta pseudo-drejtues trima që kujtojnë se futbollin e kanë pronë personale. Faleminderit çunave të ekipit që sot zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, paçka se futbolli doli në plan te dyte nga faktorë të jashtëm! FORCA DINAMO”, shkruhet në komunikatën e klubit kryeqytetas.

POSTIMI I TOMORIT – “Ja ccfarë ndodh në kampionatin shqiptar të futbollit. Orikumi-Tomori. Arbitri që flet me lojtarët e Orikumit në pushim të pjesës së parë. Pasi pjesën e parë e kreu detyrën. Nuk dha një penallti dhe dy kartonë të kuq ndaj ekipit të Orikumit”, shkruan klubi beratas.

Ja cfare ndodh ne kampionatin shqiptar te futbollit. Orikumi – Tomori. Arbitri qe flet me lojtaret e orikumit ne pushim te pjeses se pare. Pasi pjesen e pare e kreu detyren. Nuk dha nje penallti dhe dy kartona te kuq ndaj ekipit te orikumit

Gepostet von FK Tomori Albania am Samstag, 15. Dezember 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.