VIDEO | Torino humbet trenin për Champions, tre kartona të kuq për një pikë

Torino nuk ia doli të fitonte dhe t’i afrohej Milanit të vendit të katërt. Ekipi granata u ndal në shtëpi në një barazim 1-1 kundër Kaljarit.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç nisi, ndërsa e dyta nisi me gol. Simone Zaza devijoji një pasim të Izos dhe kaloi vendasit në avantazh. Sulmuesi i njohur la Torinon me një lojtar më pak në minutën e 74’.

 

Një faull i pa dhënë solli acarimin e Zazës, i cili reagoi kundër arbitrit, me këtë të fundit që nuk përtoi t’i nxirrte kartonin e kuq. Ekipi sard përfitoi dhe barazoi me anë të Leonardo Pavoletit.

30-vjeçari shfrytëzoi një asist të bukur të Cigarinit dhe me kokë mposhti Sirigunë. Lojtari i Kaljarit ishte në pozicion të dyshimtë, por VAR-i qartësoi gjithçka dhe e konfirmoi golin si të rregullt. Ishte minuta e 78-të, ndërsa numri i lojtarëve u barazua në fund.

 

Pelegrini kreu një ndërhyrje të ashpër në minutën e 82’ dhe karton i kuq për të. Torino tentoi deri në fund të shënonte golin e fitores, por nuk ia doli në shtatë minutat shtesë. Në fund pati një tjetër karton të kuq.

Barela i miqve u ndëshkua në minutën e 96′ dhe la ekipin me 9 lojtarë. Ekipi i Maxarrit qëndron në vend të shtatë me 50 pikë, pesë më pak se Milani i vendit të katërt, ndërsa Kaljari pozicionohet në mesin e qetë me 37 pikë.

Torino-Kaljari 1-1
(Zaza 52’ / Pavoleti 78’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *