VIDEO | PSV triumf me vuajtje, çfarë lufte për titull në Holandë!

PSV ka arritur të triumfojë me vuajtje ndaj De Grafshap dhe mban ende gjallë shpresat për titullin. Një luftë e ethshme kjo e këtij sezoni në Eredivisie, ku Ajaksi dhe PSV-ja udhëheqin me pikë të barabarta, por “Harkëtarët” janë të parët si pasojë e golavarazhit.

Për t’u kthyer te ndeshja e sotme, që në letër paraqitej shumë e lehtë për PSV-në, në fakt nuk ka rezultuar e tillë, pasi Eindhoveni ka fituar më shumë vuajtje, me pjesën e parë që e mbyllën në disavantazh.

Pikërisht në minutën e 26-të ekipi mik befasoi të pranishmit në “Philips Stadion”, teksa kaloi në avantazh me anë të Burgzorg.

Pas pjesës së parë që u mbyll me shifrat 0-1, PSV erdhi ndryshe në fraksionin e dytë dhe përmbysi gjithçka. 11-metërshi i shndërruar në gol nga Bergvajn dhe Luk De Jong në minutën e 73-të me golin e tij i dhanë fitoren PSV-së, që i bën presion Ajaksit katër javë nga fundi.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online