VIDEO | Titulli një ëndërr, Rexhinaldo “tradhton” Kukësin

Kukësi nuk e ka shfrytëzuar ndalimin e Partizanit, pasi ka barazuar pa gola me Teutën dhe kështu diferenca me të kuqtë mbetet 10 pikë. Çështja e titullit duket e mbyllur, edhe pse jo matematikisht. Kukësi kishte mundësinë të fitonte, pasi në dy raste Rexhinaldo u shfaq para portës dhe nuk shënoi. Rasti më flagrant ishte ai në shtesë.

Një pjesë e parë e luftuar nga të dyja krahët, e nisur dhe e mbyllur me dy raste të mira për gol për Kukësin. Fillimisht portieri Isli Hidi shpëtoi portën e tij nga gjuajtja e Shkurtajt, kurse në fund ndaloi Rexhinaldon të shënonte. Durrsakët rrezikuan me anë të Kallakut, i cili provoi nga distanca, kurse në një rast tjetër ishte Latif Amadu që pak metra me portën nuk e dërgoi topin në rrjetë. Një pozicion i dyshimtë, por për anësorin gjithçka ishte e rregullt.

Fraksioni i dytë nuk pati aq shumë raste, por janë dy momente ku verilindorët pretenduan për penallti. Xhaja nuk mendoi ashtu. Loja ishte e barabartë, por Kukësi pati mundësinë më të mirë për të shënuar golin e fitores në minutën e 93-të. Gjithsesi Rexhinaldo nuk ia doli dot ta çonte topin në rrjetë dhe gjithçka u mbyll në barazim.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E diel, më 28 prill 2019, ora 16:00
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

KUKËSI-TEUTA 0-0

Kukësi: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja (Dzaria 78′), Musolli (Limaj 58′), Rroca, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj. (Në dispozicion: Gomis, Zylyftari, Joti, Xhemaili). Trajner: Ernest Gjoka
Teuta: Hidi, Progni, Bicaj, Arapi, Hakaj, Osmani (Gashi 58′), Sidibe, Kallaku, Traore, Vajushi (Beqja 82′), Latif (Bushiç 60′). (Në dispozicion: Çeleski, Shkalla, Avdyli, Kamara). Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Devis Korreshi
Kartonë të verdhë: Frashëri 24′, Ethemi 36′, Dzaria 88′, Rrumbullaku 92′ / Latif 44′, Bicaj 55′, 89′ Vajushi 71′
Karton i kuq: Bicaj 89′ (2v)

EPISODET –

93′ – Rexhinaldo kishte munësinë të zgjidhte ndeshjen, por nuk ia doli pak metra me portën. Befasuese çfarë humbi sulmuesi.

75′ – Kukësi kërkon sërish penallti. Protagonist sërish Uilliam Kordeiro dhe Gerhard Progni dhe për gjyqtarin Xhaja ndërhyrja e lojtarit të Teutës ishte e rregullt.

73′ – Kundërsulm i Teutës, Kallaku pason për Gashin dhe ky i fundit shërben për Prognin. Kroson anësori, Traore me kokë e devijon topin jashtë kuadratit.

63′ – Limaj, nga jashtë zone gjuan fort dhe ka drithërima. Topi shkon pranë shtyllës pingule të portës së mbrojtur nga Isli Hidi.

58′ – Tefik Osmani zëvendësohet nga trajneri Bledi Shkëmbi, aktivizohet Roni Gashi. Në të njëjtën kohë del edhe kapiteni Musolli i Kukësit. Limaj në fushë.

48′ – Uilliam Kordeiro kërkon penallti pas një dueli me Gerhard Prognin në zonë. Gjyqtari Xhaja mendon se është faull në favor të Teutës, trajneri Gjoka vë duart në kokë.

45+1′ – Isli Hidi shmang golin. Ethemi kroson në zonë, aty ku Rexhinaldo me kokë e devijon topin. Vendimtar portieri i Teutës.

44′ – Armando Vajushi, edhe pse larg portës, kërkon të befasojë. Portieri Frashëri kontrollon topin lehtësisht.

42′ – Çyrbja gjuan nga jashtë zone, topi shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Isli Hidi. Asnjë rrezik për durrsakët.

40′ – Uilliam Kordeiro, nga e majta e sulmit të Kukësit, provon nga jashtë zone. Diagonalja e tij ndalet nga portieri Hidi.

27′ – Latif Amadu i afrohet golit. Ganezi devijoi me kokë një goditje të Arapit, topi shkoi pranë shtyllës. Frashëri habitet, pasi anësori nuk sinjalizon për pozicion jashtë loje.

25′ – Goditje dënimi për Kukësin, topi në zonë. Rroca fluturimthi kërkoi të befasonte miqtë, topi i gjuajtur prej tij shkoi jashtë.

23′ – Musolli jep një top pas shpinës së mbrojtjes së Teutës, Uilliam e mori topin me klas dhe më pas goditi lehtë. Hidi kontrolloi topin.

20′ – Tefik Osmani provoi me një goditje potente nga jashtë zone, topi mbi tra. Qetësohen te Kukësu.

17′ – Kallaku, në hyrje të zonës, gjuan fort dhe portieri Stivi Frashëri ndërhyn dhe shmang rrezikun në portën e tij. Rasti i parë për Teutën

10′ – Arbër Çyrbja vë në provë portierin e Teutës me një goditje nga distanca, kontrollon topin “gardiani”

8′ – Çyrbja nga e djathta futet në zonë dhe shërben për Shkurtajn, sulmuesi gjuan në kuadrat por Hidi shpëton skuadrën e tij nga goli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *