VIDEO | Tirana “ringjallet” ndaj Kastriotit, Mema gëzon pas tetë javësh

Nga Kastrioti te Kastrioti, një fazë pa fitore për Tiranën , e cila mundi 4-0 ekipin e Nicës në “Selman Stërmasin” e shkretuar. Bardheblutë rikthehen te fitorja pas 8 ndeshjesh në kampionat, teksa suksesi i fundit ishte shënuar pikërisht ndaj Kastrioti, në Fushë-Krujë. Nj moment frymëmarrje për Memën që më në fund ka shijuar dhe suksesin e parë në drejtimin e skuadrës së Kastriotit, në ndeshjen e 9 në drejtimin e kryeqytetasve.

Nisi gjithçka mirë për vendasit, të cilët fituan një 11-metërsh pak pasi ishin mbushur 10 minuta lojë. Portieri Kuka ndali në mënyrë të parregullt Sentamun brenda zone dhe Laver Alla menjëherë drejtori gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Edon Hasani me mjaft qetësi nuk e ka të vështirë që të shënojë, duke shënuar golin e avantazhit.

U vuajnë disi në lëvizje krutanët, që nga ai moment treguan më shumë dëshirë që të rrezikonin portën e Likës, megjithatë pa pasur forcën e mjaftueshme për të krijuar ndonjë situatë vërtetë të rrezikshme në zonën e bardhebluve. Mendoi Bedri Greca për t’i dhënë qetësinë 24-herë kampionëve të vendit, para fundit të pjesës së parë. Anësori ishte protagonist në një aksion të cilin e ndërtoi dhe e finalizoi po vetë. 28-vjeçari nuk e pati të vështirë të shënonte golin e dytë për ekipin  tij.

Pjesa e dytë kishte një panoramë të vakët dhe me rastet që munguan. Edhe pse Kastrioti, që nuk kishte çfarë të humbiste, u përpoq që të ndryshonte diçka në rezultat, Tirana shënoi edhe dy herë të tjera teksa ishte Ngo si fillim, i cili shënoi pak sekonda pasi u fut në lojë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte Sentamu, i cili shënoi golin e  katërt, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë të Tiranës për këtë edicion. Një sukses shumë i nevojshëm për kryeqytetasit, që tani shkojnë në vendin e 7-të me 14 pikë, duke kaluar Luftëtarin, por gjirokastritët kanë një ndeshje më pak.

Kastrioti nuk arrin të ruajë vazhdimësinë pas suksesit me Flamurtarin, duke zhgënjyer deri duku edhe me lojën e dobët. Krutanët mbeten në kuotën e 10 pikëve, një më shumë se Kamza e vendit të fundit, që do të zbresë në fushë nesër. Tirana do të vizitojë Laçin pas një jave, ndërsa ekipi i Nicës do të presë Teutën.

Kategoria Superiore – Java 16

E shtunë, më 8 dhjetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA 4-0 KASTRIOTI
Shënues:
 Hasani 11′, Greca 42′, Ngo 78′, Sentamu 90′

Tirana: Abibi, Doka, Atinga (Turtulli 74′), Hoxhallari, Imami, Krabeci, Daja, Hasani, Halili (Ngo 67′, Greca (Mauexhe 71′), Sentamu. Trajner: Ardian Mema.  Të gatshëm: Lika, Blazhevski, Cake, Kërçiku.

Kastrioti: Kuka (Puja 46′), Husein (Bardhi 28′), Shehi (T. Marku 66′), Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Atsina, Caca, Neziri.
Kartonë të verdhë:  Sentamu 50’/ Kuka 10′, Ymeraj 66′

Gjyqtarë: Laver Alla,  Rudin Preça, Marjus Qose, Olsid Ferataj
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko

DIREKT

90′ – Sentamu arrin të shënojë golin e katërt.

78’ – Hasani pason për Ngon, me afrikanin i cili “vallëzon” në zonën e kundërshtarëve, duke realizuar dhe golin e tretë për vendasit.

 

68’ – Greca bën gjithçka mirë nga e majta, por harkim i tij nuk shkon në kuadratin  portës, edhe pse portieri doli në mënyrë të gabuar, duke rrezikuar jo pak që të pësonte dhe golin e tretë.

44′ – Bardhi provon me një goditje në hyrje të szonës,  Atinga devijon, por ka protesta të krutanëve, duke kërkuar penallti.

 

42’ – Pas një kombinimi të bukur mes Halilit dhe Grecës, ky i fundit del i vetëm me portierin Kuka dhe me një goditje të bukur nuk gabon, duke shënuar dhe golin e dytë.

 

21’ – Hasani provon nga një goditje dënim në një pozicion diagonal me portën, por largon Shehi në këndore.

19‘ –  Doka provon me një goditje nga distanca, por Kuka i vendosur mirë e kontrollon pa shumë vështirësi.

11’ – Portieri i Kastrioti ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj sulmuesin Sentamu, duke e detyruar gjyqtarin që të akordojë 11-metërsh. Hasani nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

1′ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online