Burreli gëzon Vllazninë, Besa përmbys dhe ndjek Bylisin triumfues

Burreli i drejtuat nga Elvis Plori i ka dhënë një “asist” Vllazninë, pasi ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Erzenin e vendit të dytë. Matjanët triumfuan me golin e shënuar nga Levendi dhe tashmë shkodranët kanë mundësinë ta rritin diferencën me shijakasit.

Veleçiku është thyer në shtëpi nga Besëlidhja. Kamara me penallti realizoi golin vendimtar. Çokaj për koplikasit mund të barazonte, por portieri shkodran Bajri priti penalltinë e kapitenit të vendasve. Fitore me rëndësi edhe për Korabin. Skuka me penallti shënoi golin e fitores kundër Shënkollit.

Iliria në shtëpi nuk fal. Fushë-Krujasit likuiduan me sukses Vorën e vendit të fundit me rezultatin 3-1. Dule dhe Turkaj shënuan dy herë në pjesën e parë, kurse Xhaferi realizoi edhe të tretin. Goli i Sejdinit për Vorën ishte sa për statistika.

KATEGORIA E PARË – JAVA 12

GRUPI A
E shtunë, 8 dhjetor 2018, ora 14:00

Iliria-Vora 3-1
Shënues: Dule 13′, Turkaj 38′, Xhaferi 72′ / Sejdini 92′
Burreli-Erzeni 1-0
Shënues: Levendi 50′
Veleçiku-Besëlidhja 0-1
Shënues: Kamara 58′ (pen.)
(Bajri i Besëlidhjes ka pritur një penallti të ekzekutuar nga Çokaj)
Korabi-Shënkolli 1-0
Shënues: Skuka 29′ (pen.)

E diel, 9 dhjetor 2018, ora 14:00
Dinamo-Vllaznia

Bylisi ruan kryesimin në grupin B. Ballshiotët mundën 1-0 Apoloninë në derbin e Mallakastrës  dhe ishte Beji Antoni ai i cili shënoi golin trepikësh. Besa ruan hapin e kryesuesve, pasi me përmbysje ka kaluar Tomorin.  Golit të shënuar nga Sharavolli i janë përgjigjur Çelhaka dhe Onuh. Nigeriani ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Me përmbysje ka triumfuar edhe Lushnja ndaj Egnatia. Karakaçi kaloi në avantazh rrogozhinasit, ndërsa Allkanjari dhe Alushi në pjesën e dytë i dhanë fitoren verdhejeshilëve. Fitore edhe për Pogradecin. Liqenorët mposhtën Orikun 2-1. Topllari dhe Alillari ishin shënuesit e golave për skuadrën e Fetollarit, kurse për miqtë shënoi me penallti Dhrami. Elbasani-Turbina, nisi me 30 minuta vonesë, dhe u mbyll me fitoren e verdhebluve 2-0. Ezike dhe Sadiku i dhanë fitore skuadrës së tyre, që la vendin e fundit në renditje.

GRUPI B
E shtunë, 8 dhjetor 2018, ora 14:00
Bylis-Apolonia 1-0

Shënues: Antoni 65′
Besa-Tomori 2-1
Shënues: Çelhaka 51′, Onuh 84′ / Sharavolli 12′
Lushnja-Egnatia 2-1
Shënues: Allkanjari 68′, Alushi 88′ / Karakaçi 37′
Elbasani-Turbina 2-0
Shënues: Ezike 23′, Sadiku 76′
Pogradeci-Oriku 2-1
Shënues: Topllari 15′, Alillari 79′ / Dhrami 36′ (pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online