Juventusi dhe Ajaksi u përplasen në “Allianz Stadium” në takimin e kthimit të vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjes së parë të mbyllur 1-1 në Holandë, kualifikimi ishte i hapur. Ajaksi mori një fitore 1-2 në Torino, duke shtangur Juventusin dhe duke arritur një kualifikim historik, pasi pak besonin që skuadra holandeze do të ishte një nga gjysmëfinalistet e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Golat nga Van de Bek dhe De Ligt zhvlerësuan golin e Ronaldos, i cili i dha fillimisht avantazhin Juventusit.
30’ – Ka mjaftuar vetëm gjysmë ore lojë që Kristiano Ronaldo të shënojë sërish në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Pas një goditje këndi, ylli portugez lirohet mirë nga mbrojtja dhe shënon me kokë, duke kaluar Juventusin në avantazh.
33’ – Vetëm tre minuta zgjati avantazhi i Juventusit, pasi miqtë holandezë barazuan menjëherë. Van de Bek shënoi për Ajaksin dhe gjithçkau barazua mes dy skuadrave.
67’ – Ajaksi shënoi sërish, duke shtangur Juventusin. Kapiteni De Ligt kërceu më lart se të gjithë dhe mposhti portierin Shezni, duke rrëzuar në tapet Juventusin.