Tifozët anglezë të Liverpulit kanë mbërritur në Barcelonë. Ata ecin nëpër rrugët e qytetit duke kënduar për ekipin e tyre të zemrës bashkë me gotat e birrës në dorë, që është një “aksesor” i pandashëm për to. Një pjesë e tyre janë të dehur dhe nuk janë aq koshient se çfarë po bëjnë. Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në një nga shatërvanët e vendosur në qendër të qytetit katalanas.
Mes tifozëve të dehur kishte edhe turistë. Këta të fundit kanë rënë viktimë e shakave pa kripë të mbështetësve të “The Reds”. Një tifoz i pirë e ka shtyrë dhe e ka hedhur në ujë një turist të moshuar. Të qeshurat e kanë shoqëruar gjestin e tij të shëmtuar dhe askush nuk ka shkuar për ta ndihmuar.
??LAMENTABLE!! Un “seguidor” del Liverpool tira a la fuente un señor mayor en Barcelona hoy !! despues los aficionados del @LFC se rien del señor
RT SI TE INDIGNA!! pic.twitter.com/z2yEvhjU1d
— Foro MDM Naranja (@foromdm0) April 30, 2019
Tifozë të Liverpulit kanë zbarkuar që dje në Barcelonë. Ata nuk kanë një sjellje korrekte dhe për këtë kanë ardhur arrestimet e para nga policia. Shumica prej tyre akoma nuk e ka siguruar një biletë për të hyrë në stadium.
https://twitter.com/BTVideoClips/status/1123408577128030209