VIDEO | Tension, karton i kuq, penallti e humbur. Tirana-Laçi “copash” për një pikë

Tirana dhe Laçi bënë një ndeshje shumë të mirë në “Selman Stermasi”, duke krijuar shumë raste dhe duke luftuar për çdo top në mesfushë. Megjithatë, në fund nuk do të kishte fitues, me të dyja skuadrat që u ndanë në barazim 1-1.

PJESA E PARË – Gjithçka nisi shumë e qetë, me Tiranën që qarkullonte topin dhe me Laçin që nuk linte aspak hapësira. Rastet e pastra munguan, por Tirana nuk u dorëzua, duke provuar në të gjitha mënyrat që të gjejë hapësira. Përpjekjet e bardhebluve u shpërblyen në sekondat e fundit të pjesës së parë, pasi Sentamu shënoi. Në minutën e 45+1’, sulmuesi i Tiranës ndëshkon nga një distancë e afërt portierin Selmani, me një gjuajtje shumë të fortë.

PJESA E DYTË – Në të dytën, e njëjta mënyrë loje: Me Laçin që mbrohej dhe tentonte kundërsulmin dhe me Tiranën që qarkullonte topin. Vendasit ishin më të rrezikshëm, madje kishin shansin e artë që të dyfishonin, por Hasani tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Deri në fundin e takimit, Tirana nuk i lejoi hapësira kurbinasve, por vetëm në sekondat e fundit, Xhixha barazoi. Një gabim në mbrojtjen bardheblu shfytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi kurbinas, që në minutën e 90+9’ ndëshkon Abipin. Një pikë që i bën më shumë pikë Laçit, që nën drejtimin e Starovës, mbetet e pamposhtur.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 17:00

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA-LAÇI  1-1
Sentamu 45+1′ / Xhixha 90+9′

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli (Goxhaj 43′), Imami, Hoxhallari, Daja, Kobina, Hasani, Halili (Doka 90+2′), Greca, Ngo (Sentamu 38′). Trajner: Erjon Xhafa

Laçi: Selmani, Fangaj (Domgjoni 17′), Gjoni, Mersinaj, Sefgjini (Okputu 77′), Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Mane, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Halili 65′ / Sefgjini 52’

Karton i kuq: Najdenov 90+4’

EPISODET –

90+9’ – Gooool Laçi, shënon Xhixha. Sulmuesi kurbinas përfiton mjaft mirë nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase dhe në shtesën e shtesës, i mohon fitoren Tiranës. Aksioni i fundit i takimit dhe me këtë gol, mbyllet ndeshja në barazim 1-1

78’ – Laçi provon të gjejë barazimin. Jonuzi është i lirë në hyrje të zonës dhe nga një pozicion i prirët, godet me një diagonale, që përfundon pak centimetra jashtë portës së Abipit

65’ – Tirana shënon por goli anulohet. Halili shënon me dorë dhe fillimisht goli i konsiderua i rregullt. Sulmuesi i Tiranës feston, por arbitri kryesor i tregon kartonin e verdhë. Ka dhe tension mes tij dhe portierit Selmani

52’ – Halili bën gjithçka mirë dhe shkëputet nga mbrojtja kurbinase, duke fituar dhe një penallti pas ndërhyrjes së Sefgjinit. Hasani merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por tregohet i pasaktë dhe Selmani mban në lojë Laçin, duke pritur gjuajtjen e mesfushorit të Tiranës

45+1’ Gooool Tirana, shënon Sentamu. Sulmuesi i aktivizuar nga stoli në vend të Ngo i jep avantazhin Tiranës, duke shënuar një gol të bukur brenda zonës. 1-0 për vendasit dhe mbyllet pjesa e parë

38’ – Selmani dhe Abipi spektatorë. Ngo largohet nga fusha e lojës, në vend të tij Sentamu

25’ – Laçi nuk thyhet në mbrojtje, Tirana nuk arrin të krijojë raste të rrezikshme

10’ – Tirana ka iniciativën, Laçi mbrohet mirë. Kalojnë të qeta 10 minutat e para

1′  Fillon takimi ne “Selman Stermasi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online