VIDEO | Bilanc lufte dhe autogol, Teuta ia di “pinin” Kastriotit

Teuta rikthehet te fitores pas katër ndeshjeve. Skuadra durrsake mposhti në “Niko Dovana”, Kastriotin me rezultatin minimal 1 – 0. Autogoli i Julian Shehit u dha avantazhin durrsakëve, të cilët ditën si ta menaxhonin lojën. Skuadra mike tregoi shumë pak në fazën sulmuese, duke mos vënë në provë portierin Hidi përgjatë 90 minutave.

Teuta është kthyer në një skuadër “të mallkuar” për krutanët këtë sezon. Ekipi i  Bledi Shkëmbit ka marrë pikët maksimale në tri takimet e zhvilluara ndaj Kastriotit. Me këtë fitore durrsakët shkojnë në kuotën e 43 pikëve, dy pikë larg Kukësit të vendit të dytë dhe pesë pikë larg ndjekësve të Flamurtarit.

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 17:00

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA 1 –  0 KASTRIOTI
Shënues: 
Shehu (aut) 23′


Teuta:
Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Beqja, Bicaj, Sidibe (Gashi 50′), Avdyli (Kallaku 77′), Progni (Vajushi 55′), Vecaj, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Shehi (Selmani 79′), Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku (Pepa 55′), Bardhi (Okebugu 69′), Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Dojando Myrtari, Redian Dobruna, Laver Alla

Kartonë të verdhë: Progni 28′, Kallaku 84′ / Ndreca 14′, Roxher 40′ Bojom 47′

EPISODET –

84′ – Kallaku rrëzohet në zonën e rreptësisë, por për gjyqtarin Hamiti kemi të bëjmë me një simulim.

75 ‘ – Vecaj harkon një top për Bushiç, Shehi ndërhyn duke spastruar rrezikun, por dëmton krahun gjatë rënies. Elbasanasi shoqërohet për në spital me ambulancë.

65′ – Kastrioti mban kontrollin e topit, por krutanët nuk po arrijnë të shqetësojnë portën e mbrojtur nga Isli Hidi.

47’ – Ndërhyrje e fortë e Bojom ndaj Sidibes. Lojtari i Teutës e ka të pamundur të vazhdojë dhe dërgohet menjëherë në spital me anë të ambulancës.

  • Mbyllet Pjesa e Parë

42 – Arapi ka një shans të shkëlqyer për të shënuar pak metra larg portës së kundërshtarit, por goditja me kokë e durrsakut nuk është e saktë.

31 – Protesta nga Kastrioti. Kalaja rrëzohet brenda zonës së rreptësisë pas një kontakti me Sidibe, por nuk ka penallti.

23′ – Gol!  Të pafat te Kastrioti. Shehu dërgon topin në rrjetën e tij pas një goditje nga këndi të skuadrës durrsake.

 

 

14′ – Përplasje e fortë midis Ndrecës dhe Avdylit. Mbrojtësi i Kastriotit ndëshkohet me të verdhë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online