Shkëmbi optimist: Luaj vetëm në sulm, do rikthehemi te golat

Teuta e Bledi Shkëmbit është rikthyer të fitojë. Durrsakët mposhtën Kastriotin me rezultatin 1 – 0. Në intervistën pas takimit në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku Shkëmbi foli mbi rëndësinë e kësaj fitoreje.

NDESHJA – “E kisha menduar që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Vinim nga një periudhë e keqe dhe kundërshtari po kalonte një moment të mira, ata luajnë një futboll agresiv që siç e patë sot na hapi shumë punë”.

DËMTIMI I SIDIBES – “Akoma nuk kam informacion mbi gjendjen e tij. Shpresoj të jetë mirë, pasi për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm, por edhe një njeri shumë pozitiv”.

PRESIONI TE LOJTARËT – “Në pushim u thashë djemve të mbanim të njëjtin ritëm, por u bë e vështirë, kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Kishim dhe erën kundër gjatë pjesës së dytë. Presioni ndikoi, duke marrë parasysh situatën që ishim, padi duhej me patjetër ky tri pikësh.”

KRIZA E GOLAVE – “Duke parë ndeshjen e sotme, mendoj se Bushiç bëri një ndeshje të mirë, duke ndihmuar shumë ekipin. Të gjithë sulmuesit vazhdojnë të kenë besimin tim. Thjesht nuk janë në 100% e tyre, edhe aspekti psikologjik ndikon. Kam besim se Teuta do të rikthehet ai ekip që shënon gola dhe shënon një futboll të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online