VIDEO: Telefonata me Demin dhe një premtim super, Rama flet pa doreza

Olsi Rama, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, foli për shumë tema, teksa e nisi bisedën me fitoren e marrë me Skënderbeun. “Ishte një javë e mbarë, e nisëm me këmbën e duhur. Kishim dy humbje me ta dhe ishte triumf morali dhe prestigji. Kur rivalët barazojnë, të krijon mundësinë të shkëputesh. Kjo nuk do të thotë që të relaksohemi”, tha drejtori i përgjithshëm i Partizanit fillimisht.

“Përgatitjet në Antalia e ndihmuan ekipin, paraqitjet në miqësore ishin të një niveli shumë të lartë. Kemi ndeshje të tjera për të bërë takime më cilësore. Terreni ndikoi. Pretendoja një lojë më të mirë. Mendoj se cilësitë tona janë më të mira se Skënderbeu. Pretendoja të merrnim një fitore më bindëse. Është me rëndësi edhe të vuash. Ekipi nuk e humbi dëshirën dhe ky aspekt më ndjek. Rexhepi më ka bërë shumë përshtypje, shpresoj të vazhdojë kështu”.

HILA – “Prognoza e parë është katër javë, plus një periudhë rikuperimi. Është një mungesë e rëndësishme. Që në fillimet e merkatos kërkonim një mesfushor cilësor. Po punojmë të bëjmë një afrim”.

TELEFONATA ME DEMIN – “Kur ishim në dhomat e zhveshjes, më mori Resul Demi, babai i tij. Çunat e përshëndeten. Nuk u mor vesh ca tha Gazi më pas, kjo për shkak të entuziazmit të djemve në dhomat e zhveshjes (qesh). Presidenti është pranë ekipet, ka ato mesazhet e veta me disa nga djemtë. Nëse luhet kështu, do ketë fjalë të mira dhe premio. Çfarë të japin në fushë do ta marrin si shpërblim”.

BRAZILIANI – “Kardozon e kemi pritur gjatë, ishte fizikisht dobët në fillim. Ende s’e ka kaluar traumën e dëmtimit. I duhen minuta. Gega i besoi në Antalia, e futi edhe në formacion. Terreni e pengoi. Rasti  i humbur mendoj se u humb pasi kishte më shumë kohë se duhet të mendohej. Ai është një lojtar teknik, nga ata që ka shumë futboll në këmbë”.

KARTONI I KUQ – “Trashi me shumë korrektesë tha që ‘ishte karton, por po të mos isha shtrirë do të isha unë ai që do dëmtohej’. E pranon në mënyrë fisnike kartonin e kuq. 30 sekonda më pas mori një ndërhyrje Asani dhe me zor u dha edhe faull. Asani u ça në buzë nga goditja e Guexh me bërryl”.

https://www.facebook.com/sportrtsh/videos/2283175752007321/?notif_id=1548624582487539&notif_t=live_video_explicit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online