PSG vijon me goleada, por merr një lajm të hidhur nga Nejmar

PSG është praktikisht kampion në Francë dhe këtë e dimë të gjithë. Edhe sot kampionët e Francës vijuan të zbaviten dhe shpartalluan 4-1 Renën.

Kavani shënoi 2 gola, Di Maria e Mbape nga një gol, gjithçka perfekte, ndaj një rivali inferior, që rezistoi vetëm një pjesë loje.

Me 13 pikë më shumë se Lila e vendit të dytë dhe më 2 ndeshje më pak, PSG tashmë ka të drejtë të mendojë vetëm për Champions League dhe në këtë drejtim ka marrë një lajm shumë të keq.

Sulmuesi brazilian Nejmar nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e vajtjes kundër Mançester Junajtid muajin e ardhshëm dhe me shumë gjasa nuk do të luajë as në kthim.

Braziliani nuk mbështetet dot mbi këmbën e djathtë, që dëmtoi në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Strasburgut para pak ditësh  dëmtim i ngjashëm me atë që pësoi para një viti dhe i rrezikoi pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Edhe mesfushori italian Marko Verrati është në dyshim të madh për ndeshjet në Champions League, ndaj PSG po mundohet të mbyllë sa më shpejt blerjen e mesfushorit Paredes nga Zeniti, operacion që ka ende disa pengesa para se të zyrtarizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online