VIDEO | Të luash me shpirt dhe grintë, lojtarët e Lids e dinë se çfarë do të thotë kjo gjë
Lids Junajtid po bën një sezon fantastik momentalisht, teksa ndodhet në krye të renditjes në ligën e dytë angleze për nga rëndësia dhe është një nga pretendetët kryesorë për t’u ngjitur në Premier Ligë. Ditën e sotme Lids triumfoi 1-2 në transfertë ndaj Uigan Atletik.
Gjithsesi, ajo që ra në sy gjatë sfidës, ishte një moment kur Uigan u nis në kundërsulm dhe plot gjashtë lojtarë të Lidsit vrapuan drejt tij për të mos e lejuar të afrohej drejt portës. Me të vërtetë një fragment që tregon shumë për sa i përket grintës dhe shpirtit që po shpreh në fushë ekipi i “të çmendurit”, Marselo Bielsa.
This is absolutely brilliant, love this Leeds team, love Bielsa #LUFC #MOT #BIELSA pic.twitter.com/nYlzM7VvPa
— Dean Irwin (@PortsLeedsNI) November 4, 2018