VIDEO | Të gjithë kundër Alegrit, tifozët dhe Ronaldo në një mendje

Kristiano Ronaldo u transferua me shumë bujë te skuadra e Juventusit në merkaton e verës dhe deri më tani, ka shënuar 19 gola për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha kompeticionet. Në takimin e djeshëm përballë Napolit, Ronaldo nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe fajtor për këtë gjë, tifozët bëjnë Alegrin.

Sipas tifozëve juventinë, trajneri italian bën një lojë mbrojtëse dhe kjo gjë sipas tyre është e pakuptueshme, ku në sulm ka emra si Dibala dhe Ronaldo. Edhe vetë ylli portugez replikoi me Alegrin gjatë ndeshjes.

Kjo pasi Ronaldo po shtynte përpara duke bërë presing, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës qëndronte në mbrojtje. Ronaldo i bën një gjes me duar Alegrit, ku i kërkon këtij të fundit të shtyjë ekipin përpara. Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta dhe disa tifozë, kritikojnë ashpër Alegrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online