Llapi dhe Ballkani kanë zhvilluar një takim miqësor sot, që është mbyllur në barazim 2-2. Plot 4 gola të shnëuar në këtë sfidë, por goli më i bukur, ishte padiskutim ai i Sebino Plakut. Ish-sulmuesi i Kamzës ekzekuton në mnëyrë të shkëlqyer një goditje dënimi në minutën e 78’.
Edhe pse në një distancë shumë të afërt dhe me një mur mbrojtës të lartë, Plaku nuk e ka aspak të vështirë të gjejë trekëndëshin e portës kundërshtare, duke lënë në vend portierin e Ballkanit dhe duke vendosur rezultatin final të sfidës në 2-2.Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar mes dy skuadrave dhe ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh në stadium.
Ballkani – Llapi 2-2
Edvin Kuc, Arber Hoxha / Sebino Plaku 78’, Bujar Idrizi 34’