VIDEO | Lampard e nis me “poker”, Çelsi i tij bind

Çelsi ka arritur fitoren e parë në fazën e pregatitore për sezonin e ri. Nën drejtimin e Frenk Lampard, londinezët kanë mundur 4-0 ekipin irlandez të Patriks Atletik. Një ndeshje bindëse që mbante edhe presionin e debutimit për një trajner të ri si ish-mesfushori i bluve.

Megjithatë, ka qenë talenti Mason Maunt, që e ka nderuar teknikun e tij, duke hapur sfidën pa u mbushur çerek ore lojë. Mateo Kovaçiç ishte njeriu asist në këtë rast. Ndeshja pati vetëm një skuadër në fushë, teksa në minutën e 32 ishte Emerson Palmieri që dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat iu nënshtruan shumë zëvendësimeve. Përtej kësaj, asgjë nuk ndryshoi dhe Çelsi shënoi edhe dy gola të tjerë. Ishte Olivier Zhiru që e nis mbarë sezonin e ri me një dopietë që e rrit jo pak besimin e francezit. Sulmuesi shënoi në minutat 67 dhe 88 për të fiksuar shifrat në 0-4.

Miqësore

St. Patrik – Çelsi  0-4
Maunt 14′, Emerson 31′, Zhiru 67′ 88′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online